Dhunohet nga një person një i mitur në Prishtinë, tjetri ia merr kuletën dhe telefonin

Prishtinë | 27 Nën 2021 | 10:31 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar para dy ditësh, dy persona në Prishtinë pasi njëri nga të dyshuarit e ka dhunuar një të mitur, teksa tjetri i ka marr kuletën me para dhe telefonin.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti po hetohet nga policia.

“Prishtinë 25.11.2021 – 00:10-03:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri i mitur), pasi që i dyshuari i moshës madhore dyshohet se e ka dhunuar të dyshuarin e mitur, ndërsa i dyshuari i mitur dyshohet se ja ka vjedhur portofolin dhe një telefon. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme