Dhurata Hoxha: Projekti për ndërtimin e deponisë dështoi, Kosova humbi 12 milionë euro

Prishtinë | 07 Qer 2019 | 16:05 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka thënë se Kosova ka humbur 12 milionë euro nga dështimi për të ndërtuar deponinë për mbeturinat e rrezikshme.

Ajo ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian e ka anuluar projektin e kësaj deponije që ishte paraparë të ndërtohet në Harilaq.

“Përkundër takimeve, kërkesave të shumta me shkrim dhe insistimit të vazhdueshëm nga ana jonë, si pasojë e mungesës së vullnetit nga autoritetet lokale të Fushë Kosovës si autoritete kompetente për këtë çështje — projekti nuk u realizua dhe vendi ynë humbi 12 milion euro”.

“Për projektin “Hartimi i planit për deponinë për mbeturinat e rrezikshme”, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor identifikoi lokacionin në Harilaq, por u refuzua nga Kuvendi i Komunës së Fushë Kosovës, gjë që shpiu në anulimin e projektit. Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, nuk ofroi lokacion tjetër”.

“Është tejet zhgënjyes mos përkushtimi i autoriteteve lokale të Fushë Kosovës për realizimin e këtij projekti, duke mos përmbushur përgjegjësinë ndaj qytetarëve tanë për të garantuar ambient të sigurt”.

“Vendi ynë aktualisht, nuk ka përkujdesje për mbeturinat e rrezikshme dhe si të tilla paraqesin kërcënim për shëndetin e qytetarëve tanë. Deponia do të ishte pa rrezik dhe në pajtim me standardet e evropiane, ashtu siç funksionon në BE”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të saj në Facebook.

Sot, Bashkimi Evropian (BE) ka anuluar projektin për ndërtimin e deponisë për mbeturinat e rrezikshme në Kosovë….

Gepostet von Dhurata Hoxha am Freitag, 7. Juni 2019

Të ngjashme