Dhurohet gjak për nder të Ditës së Dëshmorëve

Prishtinë | 18 Pri 2017 | 11:40 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për nder të Ditës së Dëshmorëve të komunës së Prishtinës, Transfuzioni i Gjakut e ka organizuar në sheshin “Zahir Pajaziti” dhurimin e  gjakut për vullnetarët të cilët dëshirojnë të dhurojnë gjak gjatë gjithë ditës.

Pjesë e dhuruesve të gjakut ishte edhe asamblisti i Komunës së Prishtinës, nga radhët e PDK-së, Lirak Çelaj, raporton Ekonomia Online.

Ai ka treguar se është dhurues i rregullt i gjakut, duke thënë se kjo ditë ka vlerë të veçantë për historinë e Kosovës.

“Isha pjesë e Transfuzionit të Gjakut. Jam dhurues i rregullt i gjakut, por sot sidomos është shumë e rëndësishme dhurimi i gjakut. Ata të cilët ranë dëshmorë për liri u kemi borxh, sepse qëllimi i atyre të cilët ranë për liri ende nuk është duke u përcjellë si duhet, ende ka punë shumë për t’u bërë”, ka thënë Çelaj.

I pyetur se pse nuk kanë bashkëpunuar dhe nuk kanë ardhur për të bërë homazhe së bashku me kryetarin Ahmeti dhe me zyrtarë të tjerë komunal. Ai ka thënë se këtë organizim nuk e ka bërë komuna, por Shoqata e Dëshmorëve të Prishtinës.

“Ne në këtë organizim kemi ardhur me Shoqatën e Dëshmorëve, nuk është që nuk i kemi pritur edhe zyrtarët e komunës, por që ata janë vonuar. Ne jemi këtu për të përcjellë mesazhin e kësaj dite të rënëve për liri”, ka thënë Çelaj.

Gjithashtu ai ka thënë se këto iniciativa nuk kanë të bëjnë me poenë politikë, por që sipas tij, këto vizita janë obligim i secilit qytetarë të Kosovës.

Ndryshe vullnetarë dhe zyrtarë komunalë kanë pritur në rend për të dhënë gjak për nder të kësaj dite.

Të ngjashme