Dialogu Kosovë-Serbi pa alternativë, ShBA-ja garanci për marrëveshjen përfundimtare

Prishtinë | 18 Dhj 2019 | 11:10 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka organizuar konferencën “Rruga drejt marrëveshjes finale Kosovë-Serbi”. Në këtë konferencë u analizua procesi i deritanishëm i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa u bë thirrje që ky dialog të vazhdojë sa më shpejtë në mënyrë që të arrihet marrëveshja përfundimtare, raporton Ekonomia Online.

Granit Tërnava nga fondacioni “Konrad Adenauer”, tha se dialogu duhet të fillojë sa më shpejtë dhe të përmbyllet me një marrëveshje përfundimtare të obligueshme për të dyja vendet.

“Kënaqësi të jemi së bashkë për publikimin e dy analizave, ne si fondacion nuk jemi marr shumë me dialogun por jemi infektuar në ketë temë nga KDI, besoj që të gjithë ne pajtohemi që dialogu është domosdo dhe duhet që dialogu të filloj sa më shpejtë, ne urojmë dje shpresojmë që ky dialog të fillojë sa më shpejt dhe të jetë i bazuar në parime dhe të garantoj implementimin e marrëveshjes përfundimtare në teren, për këtë duhet një lidership i guximshëm”, tha ai.

Profesor Bardhok Bashota, prezantues i analizës përmendi një varg çështjes që e kanë përcjellur dialogun deri më tash.

“Kjo analizë tentoi ta adresojë arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi në kuadrin e drejtës ndërkombëtare. Dy vitet e fundit shoqëria kosovare dhe lidershipi kosovar është përfshirë në një debat të gjerë i cili ka prodhuar lloj-0lloj idesh se si do të jetë marrëveshja, kush do të jenë garantuesit por kjo do të thotë se pritet një proces kurorëzues Një pjesë e marrëveshjeve ndërkombëtare për paqe nuk janë respektuar”.

“Në kontekst të përpjekjeve ndërkombëtare për procesin paqësor në mes të Kosovës dhe Serbisë vërehet se deri më tash nuk janë nënshkruar marrëveshje të pranuara nga të dyja palët, dhe kjo ka ndikuar në një mosbesim se si të arrihet një marrëveshje gjithë përfshirëse. Faktori i dytë është edhe mosrespektimi i marrëveshjeve të deri më tashëm, nëse e shohim bilancin e implementimit ka shumë për të dëshiruar. Faktorët e jashtëm, shohim që kohëve të fundit ka insistim të akterëve ndërkombëtarë që ti nxisin palët që ato të rikthehen në dialog’, tha ai.

Si përfundim Bashota tha se imponimet nga Bashkësia Ndërkombëtare nuk janë të mira, dhe se ideja që ShBA-ja të përfshihet direkt e sjell edhe kërkesën e Serbisë që edhe Rusia të jetë e përfshirë në dialog.

“Përfundimet, a është çështja e imponimit nga bashkësia ndërkombëtare nuk mund të shihet si pozitive, pasi nuk e adreson vullnetin e plotë të dy shteteve. Çështja tjetër është përfshirja e shteteve të bashkuara, kjo prodhoi disa dilema a do të ketë vetëm rol mbështetës apo direkt ku do të jenë palë garantuese, neve janë ShBA-ja do të kërkojë Rusia rol të njëjtë, mund të ketë edhe dilema të tjera që ngritën”, tha ai.

Ish- ministrija për Dialog, Edita Tahiti tha se nuk ka qartësi nga Bashkësia Ndërkombëtare për planin gjeopolitik, dhe se në vend që të shkohej drejt arritjes së një marrëveshje bisedimet shkuan në biseda për ndarje të territoreve.

“Çështja e marrëdhënieve ndërshtetërore në mes të Kosovës- Serbisë është në një fazë kur edhe faktori ndërkombëtarë duhet të ketë një qartësi, e tani për tani nuk ekziston në planin gjeopolitik. Në vend se procesi i bisedimeve të shkonte rreth arritjes së një marrëveshjes së qëndrueshme debati u zhvendos në çështje kufijsh, dhe tregoi se Ballkani si ka kryer ende punët”.

“Ne po dalim me ide të dëmshme, siç ishte ndarja e territorit dhe pati edhe përkrahës siç ishte presidenti, dialogu nuk u ndal për taksën po për copëtim të territorit. Pa njohje reciproke në kufi aktual nuk do të ketë paqe të qëndrueshme, do të ketë luftë”, tha ajo.

Tahiri u shpreh se për një marrëveshje të qëndrueshme duhet garanci nga Bashkësia Ndërkombëtare.

“Baza e një marrëveshje të qëndrueshme është repreacioni i dëmeve të luftës dhe garanca.  BE dhe ShBA-të të marrin një qëndrim, Serbia nuk është e interesuar për dialog.  Duhet të ketë një plan ndërkombëtarë, ti thuhet Serbisë se nëse nuk e njeh Kosovën nuk do të anëtarësohet në BE, duhet ti pamundësohet e drejta e vetos. Kapitullin e 35 që e ka Serbia e ka vetëm Serbia, dhe në kapitullin e 35 thuhet se Serbia duhet të përfshihet në një marrëveshje ligjërisht të obligueshme”, tha ajo.

Tahiri tha se Serbia ende e synon veriun e Kosovës, me anë të së cilës synon të formojë Serbinë e Madhe. Ajo tha se është për keqardhje që në Serbi është një president që ende e mohon gjenocidin në Kosovë.

“Me ia dhënë veriun e Kosovës Serbisë është me formua Serbinë e madhe, nuk është e mundur me pas një lider në Serbi që e mohon gjenocidin. Bashkimi Evropian para dy vitesh ishte i ndarë në dy bashkime evropiane, një e Mogherinit që e përkrahte ndarjen dhe dy Bashkimi Evropian me fuqitë e mëdha që e ndaluan këtë”, tha ajo.

kryeredaktori i “Kohës Ditore”, Agron Bajrami, ka thënë se procesi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë ka qenë procesi më jotransparent që është zhvilluar që nga paslufta.

Sipas tij përkundër kësaj nuk është që nuk është kuptuar se çfarë ka ndodhur në këtë proces. Bajrami ka thënë se kanë pas ankesa edhe nga shtetet e BE-së se nuk kanë qenë në dijeni se çfarë është duke ndodhur. Sipas tij përmbyllja e këtij procesi do të jetë e pamundur nëse nuk e kemi parasysh që ajo marrëveshje të jetë e pranueshme për shumicën shqiptare dhe komunitetin serb që në një formë janë ata që e jetësojnë atë marrëveshje.

Kjo sipas Bajramit nuk është ajo që është treguar në dy vitet e fundit në procesin e dialogut, ku është zhvilluar ideja e shkëmbimit të territoreve në baza etnike.

Ai ka theksuar se njerëzit që aktualisht janë duke e zhvilluar dialogun nuk mund të arrijnë një marrëveshje finale. Ata sipas tij nuk kanë as vullnet të arrijnë atë.

“Unë besoj që marrëveshja nuk mund të arrihet përderisa Vuçiqi është në krye të Serbisë”, ka theksuar Bajrami.

Nenad Rashiq, kryetar i Partisë Progresive Demokratike, tha se Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk ka integruar serbët e Kosovës pasi ata përfaqësohen nga persona jokompetent, si dhe procesin e bisedimeve e quajti si bisedime në mes të dy personave e jo përfaqësues të shteteve, dhe se Mogherini për ambicie personale  e ka dëmtuar dialogun.

Të ngjashme