Dialogu social ndikon në rritjen e pjesëmarrjes së të rinjve e grave në tregun e punës

Prishtinë | 27 Sht 2018 | 10:47 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti Demokraci për zhvillim (D4D) ka mbajtur punëtorinë me temë “Dialogu social për fuqizim”, raporton Ekonomia Online.

Shpend Emini, drejtor ekzekutiv në D4D, tha se dialogu social mundëson përfshirjen e grave dhe të rinjve në tregun e punës duke mundësuar implementimin e Agjendës për Punë të Dinjitetshme në Kosovë.

“Dialogu social ka funksion, sigurimin që bizneset të respektojnë kushtet e punës dhe sigurimin e llogaridhënies së bizneseve dhe sektorit privat më veprimtarinë e tyre”.

Ai ka thënës e kjo punëtori i siguron punëtorëve dhe atyre që kërkojnë punë, që të shfaqin brengat dhe nevojat por edhe një mundësi për të kërkuar përmirësim të politikave që ndërlidhen me tregun e punës.

“Në këtë punëtori do të diskutohet për dialogun social dhe përfshirjen e grave dhe të rinjve në këtë proces, sfidat, mundësitë dhe zgjidhjet e implementimit të Agjendës për Punë të Dinjitetshme në Kosovë, mënyrat e avokimit dhe pjesëmarrjes më të madhe në dialogun social dhe si të rritet pjesëmarrja e të rinjve dhe e grave në fuqinë punëtore”.

Durim Hoxha, menaxher i projektit, tha se janë duke punuar në përfshirje e këtyre dy kategorive shoqërore në dialogun social.

“Së bashku po mundohemi të diskutojmë se si të rinjtë e të rejat të përfshihen në dialogun social, Mundohemi që të përfshijmë temat që kanë të bëjnë me tregun e punës”.

Pjesëmarrësit që diskutuan për këtë temë ishin nga shoqëria civile, organizimet sindikale, aleancat dhe odat ekonomike, si dhe akterë tjerë relevantë të zhvillimit të dialogut social.

Të ngjashme