Diaspora i gëzohet njohjes së patentë shoferëve të Kosovës

Prishtinë | 12 Shk 2022 | 10:33 | Nga Ekonomia Online

Mërgimtarët që jetojnë në Gjermani u gëzuan fort për vendimin për njohjen e pantentë shoferëve të Kosovës.

Disa prej tyre deklarojnë që megjithëse tash e 20 vjet kanë jetuar atje nuk e kanë përkthyer lejen për shkak të procedurave, ndërkaq tash planifikojnë ta bëjnë këtë.

Por ndryshe nga këta, telashe po vazhdojnë të kenë ende ata që udhëtojnë për në Austri.

Shoferët e autobusëve thonë se detyrohen që t’i përdorin patentët shoferët e Serbisë për t’iu shmangur dënimeve, prandaj bëjnë thirrje që të punohet më shumë që edhe Austria t’i njohë lejet e Kosovës.

Të ngjashme