Digjen gjashtë lopë në një stallë në Skenderaj

Prishtinë | 06 Pri 2018 | 15:11 | Nga

Gjashtë lopë kanë ngordhur nga zjarri që përfshiu një stallë në fshatin Kosterc të Skenderajt.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:45.

Lajmin për ngordhjen dhe djegien e këtyre kafshëve e ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Sipas policisë njësitet përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Përveç dëmeve materiale dhe ngordhjes së kafshëve nuk raportohet për persona të lënduar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme