Digjet autoblinda e FSK-së në rrugën Prishtinë-Pejë, intervenon policia dhe zjarrfikësit

Prishtinë | 09 Dhj 2022 | 14:46 | Nga Ekonomia Online

Një automjet i blinduar i Forcës së Sigurisë së Kosovës është përfshirë në flakë mesditën e sotme në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, afër Parkut të Biznesit në Drenas.

Në vendin e ngjarjes menjëherë ka dalë policia dhe zjarrfikësit.

Rruga në drejtim të Pejës ka qenë e bllokuar përgjatë kohës sa ka intervenuar ekipi i zjarrfikësve.

Nuk dihet ende se si ka ardhur deri të zjarri ndërsa përveç dëmeve materiale nuk është njoftuar për të lënduar.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FIndeksonlineOfficial%2Fvideos%2F1612399379192693%2F&show_text=0&width=476

Të ngjashme