Digjet gjeneratori, rrezikohet nga zjarri ish-ndërtesa e Gërmisë

Prishtinë | 23 Gus 2022 | 12:05 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një zjarr ka shpërthyer në ndërtesën e njohur si ish-Gërmia, në rrugën “Fazli Garajçevci” në Prishtinë, ku janë të vendosura Administrata Tatimore e Kosovës dhe Ministria e Infrastrukturës, raporton Ekonomia Online.

Zjarri, i cili në fillim u duk shumë kërcënues, pasi një tym i madh përfshiu qendrën e kryeqytetit, doli se është shkaktuar nga një gjenerator, që është përfshirë nga flakët, gjatë kohës së reduktimeve të rrymës.

Zjarrfikësit të cilën në vend të ngjarjes e kanë shuar zjarrin, duke evituar më të keqen.

Nuk raportohet për të lënduar apo dëme të tjera.

Të ngjashme