Digjet lokali ‘Rizza Salon’ në Prishtinë| Pronari dyshon për zjarrvënie të qëllimshme

Prishtinë | 19 Qer 2022 | 14:56 | Nga Ekonomia Online

Në orët e mesnatës, në lokalin “Rizza Salon”, në rrugën “Xhavit Hoxha”, në Prishtinë, dikush dyshohet se ia vuri flakën një pjese të jashtme të lokalit. Pronari i lokalit po dyshon për zjarrëvenie të qëllimshme, teksa rasti është raportuar edhe në Polici, me ç’rast kanë nisur hetimet. Sinjali ka siguruar edhe pamje nga kamerat e sigurisë që lidhen me rastin.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se dëmi dyshohet se kap vlerën e rreth 3500 eurove, ku si pasojë e zjarrit është djegur reklama e vendosur jashtë lokalit dhe dy çadra.

Lidhur me këtë rast, Sinjali ka kontaktuar edhe pronarin e sallonit, Rizah Bajramin, i cili ka deklaruar se nuk dyshon te ndonjë person i caktuar, por që zjarri është vënë qëllimisht.

“Ne nuk kemi pasur problem kurrë me kërkond, thjesht është bërë diçka me qëllim prej njerëzve dashakëqij të njerëzve që punojnë. Rastin e kemi raportu në Polici. Nuk dyshojmë te ndonjë person i caktuar, s’i kemi bërë asgjë askujt, e as dikush neve.

Shpresoj që nuk ndodhë më kurrë kështu, le të punojnë njerëzit e jo me i dëmtu bizneset, sepse nga ky biznes ushqehen 13 familje”, tha ai për Sinjalin.

Sinjali mëson se në momentin që i vënë flaka, para lokalit ka qëndruar një veturë, ku dyshohet se kanë qenë personat e dyshuar.

Gazeta Sinjali ka siguruar edhe pamje se si shihet që digjen disa pjesë jashtë lokali. Në videon e më poshtë shihet intervenimi i menaxherit në momentin që e kuptoi se i është vënë flaka lokalit, duke tentuar ta shuajë zjarrin.

Të ngjashme