Digjet një lokal në Prishtinë – zjarrfikësit mbërritën për 5 minuta, u shkaktuan vetëm dëme materiale

Prishtinë | 04 Tet 2021 | 14:20 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës i janë dashur 5 minuta që të mbërrijnë deri në qendrën të kryeqytetit për të intervenuar në shuarjen e një zjarri që përfshiu një lokal, raporton Ekonomia Online.

Lokali gjendet mbrapa hotel Grandit, në afërsi të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Komandanti i Zjarrfikëseve, Latif Zeka, tha se zjarri ka qenë shumë i madh, por kanë arritur që ta lokalizojnë pa shkaktuar dëme në objektet përreth.

“Porsa e kemi marrë lajmin, njësitet e zjarrfikëseve kanë ardh në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin”.

“Zjarri ka qenë shumë i madh por zjarrfikësit e kanë vënë në kontroll. Lokalet tjera nuk kanë pasuar dëme”.

Kurse drejtoresha e Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Medina Braha, tha se lokali i djegur nuk ka qenë në funksion dhe se për shkaqet e zjarrit detaje do të japin  organet kompetente.

“Këtu jeni te parku ‘Heroinat” ku ka pasur një djegie lart kompleksit, ku fatmirësisht nuk ka qenë funksional dhe nuk ka pasur qytetarë dhe pjesa e poshtme nuk është prekur nga djegiet”.

“…kemi vetëm dëme materiale në pjesën lart, për shkaqet e këtij dëmi do të japin detaje organet kompetente”.

Kurse Policia e Kosovës ka thënë se ka  marrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe janë duke u hetuar shkaqet që kanë shkaktuar këtë zjarr.

Të ngjashme