Digjet një objekt në Lipjan, s’ka të lënduar

Prishtinë | 17 Kor 2021 | 08:53 | Nga Ekonomia Online

Në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës është kapluar nga flakët një objekt në Lipjan.

Zëdhënësi i policisë, Agron Borovci, ka thënë se nuk ka të lënduar nga ky incident.

“Rreth orës 05:40, është raportuar për një objekt të përfshirë nga zjarri në Lipjan. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të menaxhimit të përhapjes së zjarrit”.

Borovci ka thënë se ka dëme të konsiderueshme materiale.

“Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”.

Të ngjashme