Digjet një veturë dhe një lopë në Kuzmin

Prishtinë | 18 Pri 2020 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

Një veturë është djegur mëngjesin e sotëm në fshatin Kuzmin të Fushë Kosovës.

Pranë veturës së djegur është gjetur edhe një lopë, njofton Klan Kosova

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Në orët e para të mëngjesit është gjetur në fshatin Kuzmin një veturë e djegur dhe pranë saj një lopë”.

Krasniqi mes tjerash tregoi se edhe një veturë është gjetur në një tjetër lokacion – mirëpo mbetet të hetohet lidhshmëria e rasteve.

“Edhe një veturë është vjedhur dhe është gjetur tek vendi i quajtur Guri i Plakës, vetura është gjetur e ndezur dhe autorët kanë ikur nga vendi i ngjarjes”.

“Policia është duke e trajtuar rastin dhe gjatë hetimeve do shohim nëse rastet janë të lidhura”.

Të ngjashme