Digjet një veturë në Dragash

Prishtinë | 17 Gus 2022 | 09:17 | Nga Ekonomia Online

Një person ka njoftuar se vetura e tij është djegur komplet si pasojë e zjarrit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën në fshatin Restelicë, Dragash.

Tutje në raport, bëhet e ditur se ankuesi dyshon se zjarri është shkaktuar nga disa persona të panjohur me të cilët kishte një mosmarrëveshje.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se vetura e tij është djegur komplet si pasojë e zjarrit. Ankuesi dyshon se zjarri është shkaktuar nga disa persona të panjohur me të cilët kishte një mosmarrëveshje. Rasti në hetime”, thuhet në raport. 

Të ngjashme