Digjet një veturë në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë

Prishtinë | 14 Kor 2021 | 18:59 | Nga Ekonomia Online

Është djegur një veturë në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar Zëdhënësi i policisë, Agron Borovci i cili tregoi se nuk ka ndonjë të lënduar.

“Rreth orës 17:45 është raportuar për një veturë të përfshirë nga zjarri në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë menaxhuar përhapjen e zjarrit”, tha Borovci.

Tutje ai shtoi se aktualisht policia ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të ngjashme