Digjet vetura në Kaçanik, brenda ishin prindërit me tre fëmijët e tyre

Prishtinë | 06 Qer 2021 | 15:13 | Nga Ekonomia Online

Një veturë është kapluar nga flaka teksa po lëvizte nga Hani i Elezit në drejtim të Prishtinës, por djegia e saj ndodhi në fshatin Nikaj të Kaçanikut. Në veturë ishin prezent prindërit me tre fëmijët e tyre, shqiptar të Maqedonisë së Veriut. Përveç dëmeve materiale nuk ka njerëz të lënduar.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës në policinë rajonale të Ferizajt, teksa tha se rasti është iniciuar si “incident zjarri”.

“Një automjet është kapluar nga flaka drejtimi i lëvizjes së tij ka qenë prej Hanit të Elezit në drejtim të Prishtinës, porsa arrinë në fshatin Nikaj të Kaçanikut vëren se po del tym, e ndalon dhe e kaplon flaka automjetin. Ka qenë një çift me tre fëmijë, të cilët nuk kanë pësuar lëndime. Kanë ardhe zjarrëfikësit, automjeti është djegur tërësisht. Personat janë shqiptar të Maqedonisë të Veriut, automjeti poashtu me targa të Maqedonisë së Veriut”, tha Veseli

Të ngjashme