Digjet vetura në rrugën Kamenicë-Prishtinë

Prishtinë | 09 Dhj 2021 | 12:35 | Nga Ekonomia Online

Një veturë ka marrë flakë në rrugën Kamenicë-Prishtinë.

Në videot e dërguara në redaksi të Telegrafit shihet se njësi e zjarrfikësve ka intervenuar për të shuar zjarrin.

Ndërkaq, për shkak të djegies së kësaj veture, ka pasur edhe kolonë të veturave tjera në pritje për të kaluar në këtë rrugë.

Telegrafi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës por ende nuk ka marrë përgjigje në lidhje me rastin.

Të ngjashme