Digjet vetura që transportonte para të gatshme

Prishtinë | 03 Mar 2021 | 13:16 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një automjet i kompanisë “Besa Security”, që po transportonte para është përfshirë nga zjarri në autostradën Prishtinë-Prizren, raporton Ekonomia Online.

Sikur shihet në pamjet e Ekonomia Online, automjeti ka mbetur i shkrumbuar në mes të rrugës.

Kjo veturë ishte e kompanisë “Besa Security”, që sipas njoftimit të tyre, stafi i ekipit s’ka pësuar lëndime, dhe as paratë nuk janë dëmtuar.

“Në autostradën Ibrahim Rugova, si pasojë e një defekti në motor të veturës së Transportit të Parave të Gatshme, është kapluar vetura në zjarr. Përveç dëmeve kolaterale të veturës, ekipi i Transportit të Parave të Gatshme janë të gjithë shëndosh e mirë dhe nuk ka asnjë dëmtim të parave të gatshme”, thuhet në komunikatë.

Lexo më shumë:

Të ngjashme