Digjet xhamia e vjetër e Magures, strehoheshin migrantë sirianë

Prishtinë | 21 Tet 2020 | 11:44 | Nga Ekonomia Online

Është djegur xhamia e vjetër e fshatit Magure të komunës së Lipjanit.

Rastin e ka konfirmuar Diamant Bytyqi, zëdhënës i komunës së Lipjanit.

“Është djegur xhamia e vjetër e fshatit. Objekti ka qenë shumë i vjetër. Pasi është ndërtuar xhamia e re, ajo ka mbetur ashtu”, ka thënë Bytyqi.

Ai ka thënë se aty kanë qëndruar migrantë, ndërsa shkaktari i zjarrit ende nuk dihet.

Kurse kryetari i fshatit Milaim Metaj, ka thënë se objekti ka qenë i pashfrytëzuar.

“Është djegur xhamia e vjetër e fshatit. Objekti ka qenë i vjetër i ndërtuar në vitin 1888. Ka qenë i pashfrytëzuar nga fshatarët. Ne e kemi ndërtuar xhaminë e re. Këtu kanë qenë duke banuar migrantët nga Siria. Akoma nuk dihet se si ka ardhur deri tek zjarri”, ka deklaruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme