Dijana Ziviq, ministre e re e Bujqësisë

Prishtinë | 25 Shk 2019 | 13:16 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, përmes një publikimi në Facebook, ka bërë të ditur emërimin e ministres së Bujqësis, Pylltaris dhe Zhvillimit Rural, Dijana Ziviq, shkruan EkonomiaOnline.

“Kam emëruar sot ministre të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Ziviq”, ka shkruar Haradinaj

Tutje Kryeministri i vendit ministres Ziviq i  ka uruar suksese duke i siguruar mbështetje të plotë.

“Ministres së re i dëshirova suksese në detyrën e saj dhe e sigurova për mbështetjen time të plotë, në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe përmbushjen e objektivave të këtij dikasteri qeverisës”.

Kujtojmë se emërimi erdhi pas shkarkimit të Nenad Rikalos ku PSD-ja vuri kusht shkarkimin e Rikalos, që ta votojë buxhetin e vitit 2019.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme