“Dikur gjaku rridhte si lum, sot toka shitet pafund” – shqiptarët protestojnë para ambasadës në Britani

Prishtinë | 24 Nën 2018 | 17:49 | Nga Ekonomia Online

Komuniteti shqiptar në Britani të Madhe ka zhvilluar gjatë ditës së sotme disa aktivitete para ambasadës kosovare atje.

Ky komunitet ka kundërshtuar idenë e presidentit të Kosovës për korrigjim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Dikur gjaku rridhte si lum, sot toka shitet pafund”, “Bashkim me Shqipërinë jo me Serbinë”, kanë qenë vetëm disa nga sloganet e kësaj proteste.

Tek ambasada kosovare në Britani të Madhe gjatë këtij aksioni është parë edhe deputetja e Lëvizjës Vetëvendosje, Fitore Pacolli, transmeton Insajderi.

Kujtojmë që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është duke insistuar në korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Ide kjo që ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka pranuar se Serbia kishte kërkuar disa herë të flitet për një cështje të tillë.

Megjithatë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj vazhdon ta kundërshtojë këtë ide duke e quajtur si plan të vdekur. Pikërisht kjo çështje ka përplasur presidentin dhe kryeministrin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme