Dikush i tregon Gërvallës se nuk mund të shkojë me sandale në takime të nivelit të lartë, ajo e bllokon

Prishtinë | 29 Qer 2021 | 11:11 | Nga Ekonomia Online

Një përdoruese në Twitter i ka reaguar Ministres së Jashtme, Donika Gërvalla lidhur me veshjen që ka pasur në takimin e lartë që ka mbajtur me Sekretarit Gjeneral të NATO-s, Jens Stoltengberg. Pas komentit të saj, Gërvalla e ka bllokuar të njëjtën në këtë rrjet social.

Komentuesja i ka shkruar Gërvallës se duhet të ndjek orë mësimi lidhur me protokollin e veshjes.

“Urgjentisht ndiq orë mësimi për protokoll. Nuk duhet të mbathësh sandale të hapura dhe këso veshjesh në takimet e nivelit të lartë. Mësoj flamujt e shteteve sa më parë. Çfarë të presim tjetër kur puna jote e parë është ministër. Po i bën shërbim të dëmshëm Kosovës”, ka shkruar ajo.

Pas këtij komenti, Donika Gërvalla e ka bllokuar përdoruesen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme