“Disa nga afganët që erdhën në Kosovë s’e kanë kaluar ende verifikimin e sigurisë”

Prishtinë | 23 Tet 2021 | 10:04 | Nga Ekonomia Online

Në Kosovë më 29 gusht, arriti grupi i parë i qytetarëve afganë, prej 111 personash, të cilët kanë ikur nga shteti i tyre, pasi talibanët morën kontrollin. Ata u transportuan nga Gjermania me një avion të forcave ajrore amerikane, i cili aterroi në Kosovë.

Për ardhjen e afganëve në Kosovë ka shkruar Agjencia Amerikane e lajmeve, “Associated Press”, dhe siç shkruan “fshehjen” e informacioneve nga SHBA për identitetin e tyre.

AP në një artikull të shkruar sot thotë se SHBA nuk ka zbuluar thuajse asgjë për identitetin e afganëve të ardhur në kampin e “Bondsteel” në Kosovë.

“Mbrojtësit e të drejtave të njeriut kanë ngritur shqetësime rreth afganëve të devijuar në kampin Bondsteel në Kosovë gjatë gjashtë javëve të fundit, duke përmendur mungesën e transparencës në lidhje me statusin e tyre, arsyet e frenimit të tyre dhe pyetjen se çfarë mund të bëhet me cilindo që nuk u lejua të vinte në SHBA”.

“Ne jemi padyshim të. Çfarë ndodh realisht me këta njerëz, veçanërisht me personat që nuk kalojnë verifikimin e sigurisë? A do të ndalohen? A do të kenë ata akses në asistencë ligjore? Dhe cili është plani për ta? A ka ndonjë rrezik që ata përfundimisht të kthehen në Afganistan?”, thotë Jelena Sesar, një studiuese për Amnesty International e specializuar në Ballkan.

AP thekson se Administrata Biden thotë se është shumë herët për t’iu përgjigjur disa prej këtyre pyetjeve, të paktën publikisht, pasi ajo punon “me ethe” për të rivendosur afganët që u evakuuan pas pushtimit të Afganistanit nga Talibanët në gusht.

Kujtojmë se me 16 shtator nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, u larguan 117 shtetas afganë, drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Kosova ka miratuar mbrojtjen e përkohshme për afganët që kanë punuar me forcat amerikane, me ato të NATO-s dhe për familjet e tyre. Autoritetet kosovare kanë thënë se sipas ligjeve, afganëve do t’u ofrohet strehim i përkohshëm me kohëzgjatje deri në një vit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme