Disa verifikues marrin alergji nga votat e ardhura nga Serbia, dërgohen në QKUK

Prishtinë | 13 Tet 2019 | 12:40 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Procesi i verifikimit të votave të ardhura nga Serbia është ndërprerë për shkak të erës së rëndë, raporton Ekonomia Online.

Diku 26 persona nga kanë marrë alergji në duar në gjatë verifikimit të votave të ardhura nga Serbia.

Besnik Buzhala, udhëheqës i Divizioniet për Shërbim të Votuesve tha se disa prej verifikuesve u është shfaqur alergji në duar dhe fytyrë.

Deri tani nëntë persona janë dërguar në QKUK për të marrë trajtim mjekësor.

Kurse zyrtari i Policisë për informim, Daut Hoxha, tha se kanë informacionin e tillë, por që nuk mund të jep më shumë detaje në këtë fazë.

“Policia posedon informacionin e tillë. Ndërsa lidhur me detaje në këtë fazë adresojuni në KQZ”.

LEXONI EDHE:

https://www.facebook.com/ekonomiaon/videos/918281871867973

Të ngjashme