Diskutohen mundësitë për zvogëlimin e numrit të lëndëve në Gjykatën Themelore në Prishtinë

Prishtinë | 13 Kor 2017 | 15:43 | Nga

Nën patronazhin e Ministrisë së Administratës Publike, Departamenti Administrativ i Gjykatës Themelore, Administrata Tatimore, Dogana, Departamenti i Pensioneve të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale së bashku me Akademinë e Drejtësisë Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit
(GIZ) GmbH mbajti një tryezë të rrumbullakët për të analizuar problemet kyçe mbi pajtueshmërinë e vendimeve administrative me ligjin.

Diskutimi, i cili u zhvillua në një mënyrë shumë të hapur dhe profesionale, ishte shumë frytdhënës, duke emëruar dhe adresuar disa fusha për të punuar në detaje.

Për këtë arsye pjesëmarrësit u dakorduan që të ketë tryeza të rrumbullakëta në të ardhmen për të përmirësuar procesin e brendshëm të Departamentit
Administrativ të Gjykatës Themelore, Administrates Tatimore, Doganes, Departamentit të Pensioneve të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale për të ndihmuar në zvogëlimin e rasteve dhe rritjen e pranimit të vendimeve nga adresantët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme