Diskutohen projektet e radhës për përmirësimin e gjendjes së mjedisit në Istog

Prishtinë | 02 Pri 2019 | 16:15 | Nga Ekonomia Online

Drejtori Ekzekutiv i Let’s Do It Kosova, Luan Hasanaj, ka pritur në takim Drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike të komunës së Istogut, Enver Rugova.

Gjatë këtij takimi, u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në projektet e radhës që kanë për qëllim përmirësimin e gjendjes së mjedisit në këtë komunë, ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit, si dhe ngritjen e vetëdijes së gjeneratave të reja për një mjedis të shëndoshë.

Me theks të veçantë u fol për mundësitë e ngritjes së aktivizmit qytetar në komunën e Istogut, forcimin e komponentes edukative nëpër shkolla, pastrimin e shtratit të lumit të Istogut, eliminimin e deponive ilegale të mbetura etj.

Të ngjashme