Diskutohet mbi mundësitë për të adresuar parandalimin e dhunës në familje

Prishtinë | 07 Maj 2021 | 20:49 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministrja/ Koordinatorja Nacionale Kundër Dhunës në Familje, Dr. Nita Shala, priti në takim këshilltarët për çështje gjinore nga EULEX-i, OSBE-ja, UNMIK-u, Këshilli i Evropës dhe KFOR-i.

Zëvendësministrja i informoi mbi prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë dhe aktivitetet e parapara për parandalimin dhe përgjigjen sa më të drejtë institucionale në rastet e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje. Në këtë takim shumë produktiv u diskutua mbi aktivitetet dhe mundësitë e bashkëpunimit për të adresuar në mënyrë sa më efikase parandalimin, trajtimin e viktimave dhe përgjigjen ndaj fenomenit të dhunës në familje.

Të ngjashme