Diskutohet për drejtësinë tranzicionale në Kosovë, kërkohet ligji për lustracion

Prishtinë | 11 Mar 2018 | 13:12 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shoqata e të Burgosurve Politik të Kosovës, Lidhja e Juristëve të Kosovës dhe Shoqëria “Lëvizja”, kanë organizuar një tryezë për debat me temë “Drejtësia tranzicionale në Kosovë-ligjet për lustracionin”.

Kryetari i Shoqatës së të burgosurve Hydajet Hyseni tha se demonstratat e vitit 1981 ishte lëvizje që lëvizi proceset në status-kohën e rrezikshme që ndodheshim atëherë.

“Thonë se historia është mësuese e jetës, mësuesja duhet të jetë e mirë dhe do të duhej të ishte e mirë, historia do të duhej të ishte e drejtë. Historinë e shkruajnë fitimtarët por edhe jo fitimtarët. 11 marsi i 81-ës shënon festë. Lëvizje qe lëvizi proceset e kohës. Pranvera e vitit 81 ishte shprehje pakënaqësisë së rinisë dhe shqiptarëve në tërësi. Ishte fryt i përkujdesjes dhe përkrahjes së vazhdueshme të çlirimit të vendit. Ishte vazhdimësi e përpjekjeve të përbashkëta për liri. Varfëria po shtohej. Pabarazia me të tjerët jo vetëm që nuk zvogëlohej siç ishte premtuar por shtohej çdo ditë e më shumë”, tha ai.

Profesori Hakif Bajrami tha se kjo është temë shumë e vështirë dhe historian mund të bëhet secili njeri por deri aty kur tregon se çfarë ka ndodhë dhe si ka ndodhë një ngjarje.

“Historiani duhet të tregojë me burrëri dhe moral e besnikëri se pse ka ndodhë. Nëse e filloni lustrimin e keni filluar një epokë të re kombëtare. Populli shqiptar e ka shpëtuar universitetin e odave, universitetin e burgjeve dhe universitetin shkollorë. Historia e kombit shqiptar është histori e burgjeve, e mendimit revolucionar. Tërë veprimtaria jonë kombëtarë fillon në vitin 1965”, tha ai.

Të ngjashme