Diskutohet për formulën e financimit dhe Grantin e veçantë për shërbimet sociale

Prishtinë | 08 Maj 2019 | 12:32 | Nga Ekonomia Online

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka mbajtur takimin e radhës të Kolegjiumit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Në këtë takim është diskutuar rreth draft Ligjit për Shërbimet Sociale dhe Familjare, grupeve punuese të tij si dhe për takimin e fundit të organizuar nga MPMS-ja në lidhje me formulën e financimit dhe Grantin e veçantë për shërbimet sociale. Përveç tjerash u diskutuan mundësitë për harmonizimin e qëndrimeve dhe rekomandimeve drejt këtij procesi.

Pjesëmarrës në takim ishin përfaqësuesit e drejtorive komunale për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Ky takim u mundësua në kuadër të projektit “Joint Action for Decentralization” (Aksioni i Përbashkët për Decentralizim), projekt i financuar nga Bashkimi Evropian dhe menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, i cili implementohet nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me Organizata për fëmijët pa kujdes prindëror – OFAP, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe KMOP.

Image may contain: 6 people, people sitting, table and indoor
Image may contain: 5 people, people sitting, table and indoor
Image may contain: 3 people, people sitting, table and indoor
Image may contain: 3 people, people sitting, table, wedding and indoor
Image may contain: 5 people, people sitting, table and indoor
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme