Diskutohet për ndryshimin e Ligjit për të Pagjeturit

Prishtinë | 30 Jan 2017 | 12:31 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Anëtarët e Komisionit janë interesuar për takimet mes palës së Kosovës dhe asaj serbe në lidhje me të zhdukurit

Komisioni Parlamentar për të pagjeturit ka diskutuar sot për ndryshimin e Ligjit për të Pagjeturit ku për të dhënë informata para anëtarëve të Komisionit ka qenë i ftuar kryetari i Komisionit Qeveritar për të pagjeturit Prenk Gjetaj.

Anëtarët e Komisionit janë interesuar për takimet mes palës së Kosovës dhe asaj serbe në lidhje me të zhdukurit ndërsa deputetja e AAK-së e ka pyetur Gjetajn se nëse të pagjeturit duhet të quhen martir apo viktima civile, ai është përgjigjur se i quan të zhdukur.

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhija e ka pyetur Gjetajn se nëse të pagjeturit duhet të quhen martir apo viktima civile.

“Në çdo përvjetor nuk përmendet viktimë civile, e cila është e rregulluar me ligj, por në fakt thuhet martirë. Unë personalisht jam kundër këtij termi për viktimat civile se nuk janë të tillë”, ka thënë Haxhija.

Gjetaj iu përgjigjur duke i thënë se “personat e zhdukur quhen të zhdukur”.

“Në ditën e të pagjeturve e cila është 27 prilli është dita e të pagjeturve, ndërsa Ligji i 2010/2011 për Personat e Zhdukur e quan person i zhdukur. Unë jam i obliguar ta përdor atë term sipas dispozitës ligjore”, ka thë Gjetaj.

Ndërsa, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskukaj, ka pyetur Gjetajn për varrezat të cilat ndodhen tek Xhamia e Ibrit.

“Unë po pyes, ne si deputet kujt duhet t’i kërkojmë përgjegjësi për varrezat tek Xhamia e Ibrit. Pse nuk është rishikuar ai lokacion, tash së fundi ka pasur edhe punime, aty është betonuar janë bërë disa shkallë me sa di unë”, ka thënë Haskukaj.

Deputeti Haskukaj mori edhe përgjigjen nga kryetari i komisionit për të pagjeturit, Prenk Gjetaj.

“Tash është fjala për dy lokacione një në Leposaviq dhe s’ka pasur ndonjë pengesë, edhe në Zubin Potok s’ka pasur pengesë gjithashtu çështja e lokacionit të Xhamia e Ibrit për arsye të tensioneve nuk është komentuar, po mendoj se kërkesa e azhurnimit ka qenë t’u vlerësuar. Projekti i urës ka qenë i mbështetur nga BE-ja”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu tregoi që familjet serbe dhe shqiptare kanë qenë të gatshme për të filluar vetë gërmimet.

Kryetari i Komisionit Qeveritar për të pagjeturit dha edhe disa informata sa i përket punëve gjatë vitit 2016 ku tha se janë realizuar 2 takime rajonale dhe 3 takime të grupit punues.

Të ngjashme