Diskutohet për ofrimin e transportit publik pa pagesë

Prishtinë | 10 Nën 2020 | 14:00 | Nga Ekonomia Online

Në mbledhjen e pestë të Kuvendit Komunal të Prishtinës që është duke u zhvilluar në platformën online Zoom, me propozin e grupit të Partisë Demokratike në Prishtinë është votuar propozimi për futje në rend të ditës pika për ofrimin e tansportit publik pa pagesë prej muajit Nëntor deri në muajin Mars, përcjell Ekonomia Online.

Kjo si shkak i nivelit të lartë të ndotjes së ajrit në kryeqytet dhe përhapjes së virusit Covid 19.

PDK në Prishtinë konsideron që implementimi i këtij projekti shkarkon trafikun e kryeqytetit, mbron ambientin, kursen kohën dhe xhepin e qytetarëve.

Kosto e mbulimit të biletave të qytetarëve, Buxhetit te Komunes pritet t’i kushtojë 1.262.986 euro.

Asamblisti i PDK-së Leutrim Retkoceri në propozim tha se “Mjetet financiare mund te merren nga Kategoria e mallrave dhe shërbimëve, ku deri me tani kemi vetem 57% e buxhetit te shpenzuar në këtë kategori”. Sipas Retkocerit më mirë është që të ndahen keto mjete për të paguar biletat e qytetareve të Prishtinës, sesa ato të përfundojnë si zakonisht si teprice Buxhetore.

“Kjo ide u prezantua para dhjete ditesh në një konference për media nga asambleistja e PDK-së, Suzana Vuqitërna Kika dhe nënkryetari i PDK-së në Prishtin, Ilirik Musliu”, thuhet në komunikatën e PDK-së.

Të ngjashme