Diskutohet projektligji për transmetuesin publik

Prishtinë | 05 Shk 2018 | 11:19 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media ka diskutuar lidhur me nismën ligjore për hartimin e Projektligjit për RTK-në.

Afërdita Maliqi, Kryetare e Bordit të RTK-së ka thënë se iniciativa për projektligjin e ri është e mirëseardhur pasi që rregullon çështjet thëlbësore me të cilat po ballafaqohet RTK-ja, raporton Ekonomia Online.

“Nevojat tona kryesore janë financimi, prona, raportimi dhe përbërja e RTK-së. Për financim kemi dy propozime: Financimi duhet të bëhet nga shteti. Kjo formë e financimit nuk do ta rrezikonte pavarsinë editoriale. Kurse propozimi i dytë është parapagimi.  Kërkojmë nga Kuvendi që çështja e pronës të futet në ligj pasi që objekti aktual i RTK-së rrezikohet nga reshjet dhe zjarri”, tha Maliqi.

Sipas saj një kërkesë tjetër është edhe ajo se duhet të përfshihet edhe kanali numër 5 i RTK-së, i cili do të transmetonte drejtpërdrejtë mbledhjet e komisioneve parlamentare.

Kurse Fadil Hoxha nga Sindikata e RTK-së është shprehur skeptik sa i përket këtij ligji.

“Duhet me qenë një organ mes Kuvendit dhe bordit. Përshkak se Kuvendi është politik, pasi njerëzit që janë atje do të mundohen që të dërgojnë njerëz të dëgjueshëm e jo profesional. Ne si sindikatë e kemi pa që ligji nuk ka dhënë rezultate në praktikë”, ka thënë Hoxha.

Sipas Mentor Shalës, Drejtor ekzekutiv në RTK, ligji slloven është një model për hartimin e ligjit i cili garanton pavarësi editoriale dhe financiare, raporton EO.

“Në draft ligji i kaluar që nuk kaloi ka qenë formë mikse e financimit dhe do te lironte obligimin e shtetit për financim por jo krejt. Ligjit të ri duhet që të i ndërrohet emri pasi nuk është më vetëm radio dhe televizion por e ka edhe median online. Ligji slloven është i përshtatshëm në përgjithësi. Ky garanton qëndrueshmëri dhe pavarësi editoriale”, është shprehur Shala.

Të ngjashme