Distancohen veteranët nga deklarata e Nasim Haradinajt

Prishtinë | 19 Jan 2018 | 08:09 | Nga

Pas deklaratës së sekretarit të OVL-së, Nasim Haradinaj, i cili e ka quajtur ‘palaço’ Ambasadorin Amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sejdi Godanci me anë të një shkrimi që e ka bërë publik në profilin e tij në “Facebook”, është distancuar nga kjo deklaratë

Godanci e ka quajtur skandaloze deklaratën e Haradinajt, dhe ka i ka kujtuar që këto deklarata që ai ka bërë, janë deklarta personale, e jo të veteranëve të UÇK-së.

Ai ka shkruar se ndoshta për Haradinajn, Delawie është një palaço, por për të (Godancin) ka thënë se është Amerika dhe i ka kërkuar të kuptojë që kur flet Delawie, flet Amerika.

Deklarata e nënkryetarit të OVL UÇK’së Nasim Haradinaj, ku ai e quajti “palaço” ambasadorin amerikan në Prishtinë Greg Delawie është bërë lajm edhe në mediat serbe.

Njëra prej portaleve dhe gazetave më të mëdha në Serbi, Blic ka shkruar për deklaratën e Haradinajt, e cila sipas portalit erdhi pas presionit që ambasadori amerikan është duke bërë që deputetet e Kuvendit të Kosovës të mos e shfuqizojnë Gjykatën Speciale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme