Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, gazetarët sot protestojnë

Prishtinë | 03 Maj 2018 | 08:13 | Nga

Sot, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, gazetarët do të protestojnë.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka ftuar të gjithë gazetarët që të jenë pjesë e protestës që do të mbahet sot në sheshin “Zahir Pajaziti” prej orës 11:00.

Sot, është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit dhe tema e sivjetme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) është “Të mbajmë pushtetin nën kontroll: Media, Drejtësia dhe Sundimi i Ligjit” dhe rëndësia i kushtohet rolit të gjyqësorit të pavarur që siguron garanci ligjore për lirinë e shtypit dhe ndjekja ligjore e krimeve kundër gazetarëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme