Dita e Evropës shënohet me lojëra shahu në Prishtinë

Prishtinë | 04 Maj 2017 | 16:26 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambsada sllovene në Kosovë së bashku me NLB Bankën dhe Federatën e Shahut të Kosovës për nder të Ditës së Evropës kanë organizuar lojëra shahu në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet.

Qëllimi i kësaj loje është që të përafrohet shahu me publikun kosovar, respektivisht me rininë.

Kryetari i Federatës së Shahut të Kosovës, Nysret Avdiu, tha se është hera e katërt që bëhet një organizim i tillë, raporton Ekonomia Online.

“Ky është një duel shahu që quhet simultari, ku dy mjeshtër ndërkombëtarë, që njëri është nga Sllovenia që punon në Kosovë dhe tjetri mjeshtër ndërkombëtar i Kosovës, Bedri Sadiku zhvillojnë lojë shahu me nga njëzet lojtarë në të njëjtën kohë”, ka thënë ai.

Avdiu ka thënë se janë në konsultime me institucionet shkollore dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë që loja e shahut të futet në sistemin arsimor të Kosovës.

“Komuna e Prishtinës është ajo që na ka përkrahur dhe me Ministrinë e Arsimit jemi në biseda premtuese, dhe besoj që edhe ata do të reflektojnë në këtë drejtim. Unë si kryetar ndiej që e kam kryer punën, sepse kur të futet nëpër shkolla shahu do të dalin fëmijë që do të merren me këtë aktivitet”, theksoi Avdiu

Të ngjashme