Dita e pastrimit të botës, “Let’s Do It” pastron deponitë afër stadiumit “Fadil Vokrri”

Prishtinë | 19 Sht 2020 | 11:49 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Let’s Do It Kosova në kuadër të Lëvizjes Globale “Let’s Do It Ëorld” ka sjellur përsëri në Kosovë “Ditën e Pastrimit të Botës 2020” ku u bë pastrimi i qytetit nga mbeturinat, raporton Ekonomia Online.

Për ta filluar këtë aktivitet, aktivistët e kësaj organizatë, pastruan deponinë afër stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndonëse është pastruar hera e pestë që pastrohet.

Zëvendësministrja e Ekonomisë dhe Ambientit, Burbuqe Bakia Dema. në hapjen e këtij aktiviteti për pastrimin e mjedisit në Ditën ndërkombëtare të mjedisit.

“Sot kemi marrë iniciativë që ta pastrojmë qytetin. Kosova dhe gjithë bota po përballet me virusin COVID-19 na ka vetëdijesuar që një ndër faktorët kryesor dhe është mosmbajtja e pastërtisë. Kjo lidhet edhe direkt me masat që vijnë nga IKSHPK që pastërtia është gjëja kryesore në parandalimin e këtij virusi”, tha ajo për EO.

Ajo u bëri thirrje  të gjithë qytetarëve që Kosova të pastrohet sepse është ajo që duam.

Teksa ka folur për këtë çështje, ajo tha se si ministri e Mjedisit dhe Ambientit  kane vendosur të bëjnë hapjen e këtij aktiviteti për pastrimin e qytetin nga stadiumi “Fadil Vokrri” për të vazhduar në parkun e qytetit.

“Por kjo nuk do të thotë që nuk do të pastrojmë edhe qytete të tjera. Shumë komuna kanë filluar vullnetarisht shënimin e kësaj ditë”.

Besnik Shabiu, nga organizata Lets do It Kosova thotë se ky lokacion po pastrohet për të pestën herë më radhë.

“Është hera e pestë që po kthehen në të njëjtin lokacion për të pastruar që nuk është aspak e këndshme për t’u dëgjuar. Po ne po vazhdojmë si organizatë rezistencën tonë kundër mjedisit dhe natyrisht se tash në këtë në shumicën e vendeve të botës është duke u shënuar dita për pastrim edhe në Kosovë po shënohet kjo ditë. Shumica  e komunave kanë fillua organizimin me aksione pastrimi dhe shumë grupe vullnetare në lagje e qytete”, tha Shabiu për EO .

Ai u ka bërë apel të gjithë qytetarëve që ta ndryshojnë qasjen ndaj mjedisit.

“Ndërsa fare pranë këtij stadiumi shohim gjithë këto mbeturina dhe kërkojmë nga komuna më shumë përgjegjësi që nuk do të lejojmë ta shndërrojnë në deponi këtë lokacion. Që nga sot mund ta fillojmë një ndryshim të ri sepse mjedisi është garantues i shëndetit”, tha ai.

Të ngjashme