Dita e tretë e bllokadës, gjendje e qetë në Jarinjë

Jarinjë | 22 Sht 2021 | 09:47 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Janë bërë tri ditë që kur Kosova ka filluar të zbatojë masën e reciprocitetit me Serbinë për targat, raporton Ekonomia Online.

Rrugët të cilat çojnë në Jarinjë, ashtu si edhe në pikëkalimin tjetër kufitar Bërnjak, vazhdojnë të jenë të bllokuara me makineri të rënda që janë vendosur nga protestuesit serbë.

Nata në pikëkalim kufitar në Jarinjë ka kaluar e qetë dhe pa ndonjë incident, derisa numri i protestuesve ka qenë i vogël.

Numri i protestuesve, që gjatë natës janë ndërruar me grupe, është rritur në mëngjes ku tashmë një numër më i madh i tyre po qëndron rreth zjarrit që e kanë ndezur gjatë natës.

E gjithë situata gjatë natës është përcjellë, pos nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës edhe nga KFOR-i të cilat kanë patrulluar edhe me helikopterë.

Të ngjashme