Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, Ambasadorja e Vullnetit të Mirë organizon pritje solemne

Prishtinë | 09 Dhj 2019 | 09:01 | Nga Ekonomia Online

Në vigjilje të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC Elvana Shala sonte organizon pritjen solemne “ Bashkë për të drejtat tona” në bashkëpunim me Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë Jens Erik Grondahl dhe Ambasadoren e Suedisë në Kosovë Karin Hermarck Ahliny.

Kjo pritje e para e llojit të tillë në Kosovë për Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, ka për qëllim bashkimin e zyrtarëve institucional vendor e ndërkombëtar, me organizatat jo- qeveritare, dhe komunitetet me qëllim të vetëm që të jemi bashkarisht të integruar në shoqëri pa dallim gjinije feje etnije apo pozicioni që mbajmë. Fokusi i vecant në këtë event do të jenë
kategoritë e margjinalizuara si viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, personat me aftësi të kufizuara, komunitetet jo shumicë etj, që edhe ata të kenë mundësi të takojnë nga afër lider institucional, ambasador dhe artist me të cilët mund të shkëmbejnë ide, paraqesin kërkesa, dhe tu ofrohet mbështetje e barabartë në respektimin e të drejtave të tyre.

Duke e ditur që shtresat e ndryshme të shoqërisë që nuk janë të inkuadruar në jetën publike, nuk e kanë mundësine e pjesëmarrjes në evente të tilla e aq më pak të takojnë personalitete të larta për të diskutuar cështjen e të drejtave të njeriut, ky event do të jetë një rast i vecant për ta.

Ky projekt vjen si vazhdimësi e projekteve që Ambasadorja Shala inicon cdo vit për të drejtat e njeriut në vendin tonë.
Në këtë pritje kanë konfirmuar pjesëmarrjen zyrtar të lartë institucional vendor e ndërkombëtar, ambasador të shteteve të BE-së në Kosovë, artistët si: Adelina Ismajli, Shyhrete Behluli, Engjellushë Salihu, Edona Llalloshi e të tjerë.

Të ngjashme