Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve – Qerkini: Ka stagnuar puna e zbardhjes së fatit të të pagjeturve

Prishtinë | 30 Gus 2022 | 09:40 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryqi i Kuq i Kosovës ka ekspozuar 35 fotografitë e realizuara me familjarët e të zhdukurve në sheshin “Skënderbeu” Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast Bajram Qerkini, përfaqësues i familjarëve të të pagjeturve tha se në Kosovë ende vazhdojë të mbesin të zhdukur mbi 1 600 persona.

Madje sipas tij, është bërë shumë pak për këtë çështje, duke shtuar se ka stagnuar puna e zbardhës së fatit të të pagjeturve.

“S’kam shumë çka të flas, sikur 30 gushti ditë ndërkombëtare ku me miliona njerëz nuk gjenden dhe janë të pagjetur dhe familjarët janë me vaj, jo vetëm tek ne por në thuajse në krejt botën”

“…mjerisht tek ne janë edhe 1617 persona ende të pagjetur, ku ne si familjarë e shohim se është bërë shumë pak, por edhe ka stagnuar puna e zbardhjes së fatit të të pagjeturve”.

Kurse Adelina Syla koordinatore e Shërbimit të kërkimit në Kryqin e Kuq të Kosovës, tha se qëllimi i ekspozimit të këtyre fotografikeve është sensibilizimi me familjarët.

“Kryqi i Kuq i Kosovës ka realizuar ekspozitën me familjarë të personave të zhdukur, siç e shihni ekspozita përbëhet prej 35 fotografive, të cilat janë bardh e zi. Qëllimi i fotografive është sensibilizimi me familjarë të personave të zhdukur dhe normal të përçohet një mesazh nga thëniet të cilat i kemi marrë prej familjarëve të personave të zhdukur gjatë vizitave të tyre”.

“Vizitat janë realizuar nga Kryqi i Kuq i Kosovës dhe mund të them se aktiviteti ka filluar që nga qershori i këtij viti, ku kemi bërë vizita të njëpasnjëshme dhe jemi munduar t’i përfshijmë familjarë, por që nuk kemi mundur t’i përfshijmë të gjithë për shkak se numri i personave të zhdukur ende është i lartë mirëpo jemi munduar që t’i përfshijmë nga secila komunë disa familjarë”.

Në nder të kësaj dite do të mbahen edh enjë varg aktivitetesh të tjera. Kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani bëjnë homazhe te Obelisku, para Kuvendit të Kosovës.

Të ngjashme