Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vendosur sot t’i bëjë një dhuratë të vogël vajzës së tij, Rrita Veselit.
Ai i ka dhuruar vajzës së tij një libër me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Dashamirësve të Librit, njofton Klan Kosova.
“Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Dashamirësve të Librit, e solla në librari vajzën time, Rritën, për t’i blerë një libër për dhuratë. Ajo zgjodhi librin nëntë të serisë ‘Ditari i Gregu’ që ka bërë bujë në gjithë botën e që tashmë është edhe në shqip. Po ju çfarë libri i keni bërë dhuratë të dashurve tuaj për këtë ditë?”.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e tij në Facebook.