Dita Vendore e Përkujtimit të Viktimave në Komunikacionin Rrugor

Prishtinë | 23 Pri 2020 | 08:51 | Nga Ekonomia Online

Sot me datë 23 prill 2020, në vendin tonë shënohet Dita Vendore e Përkujtimit të Viktimave në Kumunikacionin Rrugor.

Data e shënimit të kësaj dite, korrespondon më datën e aksidentimit të djaloshit ekskursionist, para shtëpisë së themeluesit të organizatës tonë, në vitin 2009.Më 23 prill të vitit 2010 në Kinemanë ABC në Prishtinë u dha premiera e filmit të metrazhit të shkurtë artistik ” Motivi “, kushtuar djaloshit të ndier ekskursionist. 

Kurse më datë 23 prill të vitit 2011, u vendos që kjo të jetë dita kur do të përkujtohen viktimat vendore në komunikacionin rrugor.

Duke marrë parasysh numrin e madh të aksidenteve në nivel vendi e veçmas atyre me fatalitet, shënimi i kësaj dite ka për qëllim jo vetëm përkujtimin e viktimave që kanë humbur jetën në komunikacionin rrugor brenda territorit të vendit tonë, por edhe të bartë efektin e sensibilizimit qytetar për kujdes të shtuar në rrugë.

Ju rikujtojmë se duke fillua nga viti 2016 ne kemi realizua ç’do vit nga  tre performanca paralele, në tre rrugët me frekuencën me të madhe të automjeteve në kryeqytet, në mënyrë që efekti sensibilizuan tek shoferët dhe pjesëmarrësit tjerë në komunikacion, të jetë sa më i drejtpërdrejt. 

Në këtë vit, për shkak të restrikcioneve të aplikuara për mbrojtje nga epidemia Covid 19 dhe numerik relativisht të vogël të automjeteve qarkulluese në rrugë e kishim të pamundur realizimin e këtyre shfaqjeve, prandaj vëndosëm që organizimin e tyre kësaj radhe ta anulojmë.

Në diktim të rrethanave, këtë vit jubilar të shënimit të kësaj dite, në vend të përformancave të planifikuara, medieve dhe qytetareve u’a prezantojmë filmin e shkurt artistik ” Motivi “, linkun e të cilit po i’a bashkëngjisim kësaj shkrese. 

Këtë kumtesë po e përmbyllim më urimin që në këtë vit dhe vitet që po vijnë, të kemi një vetëdijesim më të madh të qytetarëve dhe numër sa më të vogël të aksidenteve në rrugë.

Së bashku me familjet e tyre, i bashkangjitemi lutjeve për të gjitha viktimat që kanë humbë jetën në komunikacionin rrugor!
Bashkangjitur e keni linkun e filmit të shkurt ” Motivi”. 

Të ngjashme