Ditë me shumë ngjarje, krejt çka do të ndodh sot në vend

Prishtinë | 27 Maj 2022 | 08:18 | Nga Ekonomia Online

Ngjarjet e ditës: 27 maj 2022

09:00 – Mbahet Forumi i Bizneseve të Diasporës”. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

10:00 – Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, raporton në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)

10:00 – Në kuadër të projektit “Evropa Juglindore – Së Bashku Kundër Korrupsionit”, mbahet konferenca për medie, në të cilën do të prezantohet raporti me titull “Nevoja për institucionalizimin e vlerësimit anti-korrupsion në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

10:00 – Drejtoresha e Misionit të USAID-it, Zeinah Salahi, do të flasë në hapjen e Forumit të Bizneseve të Diasporës. (Swiss Diamond Hotel)

10:30 – Zyrtari për Sektorin Privat në USAID, Mathju Kulinajn, bashkë me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci, organizojnë ceremoninë përmbyllëse të Programit të USAID-it “Përkrahje adoleshentëve pas mësimit të rregullt. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

10:30 – Kombëtarja e Kosovës në futboll, zhvillon stërvitjen e parë në kuadër të grumbullimit për katër ndeshjet e muajit qershor në UEFA Nations League. (Kampi Nacional, Hajvali)

11:00 – Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës, mban mbledhjes e radhës. Diskutohet rreth emrave të ekspertëve. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)

10:00- Oficerë të lartë nga Kroacia dhe Shqipëria që ishin pjesë e UÇK-së bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz. (Prekaz)

11:00 – Komuna e Rahovecit bën homazhe te vendi i rënies së dëshmorëve të kombit Sadedin Hajda dhe Mexhit Mustafa. (Hamoc)

12:00 – Komuna e Rahovecit bën homazhe të vendi i rënies së dëshmorëve të kombit Feim Gashi, Sakip Bellaqa, Përparim Thaqi në fshatin Fortesë. (Fortesë)

12.30 – Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion  (QIKA), organizon konferencë për medie si pjesë e Javës Kundër Varfërisë Menstruale dhe Stigmatizimit të menstruacioneve. (Para Bibliotekës Kombëtare)

13:0 – Komuna e Rahovecit bën homazhe në vendin e rënies së dëshmorëve të kombit Milaim Morina dhe Xhevdet Krasniqi. (Në rrugën Fortesë-Celinë)

14:00 – Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari pret në takim ministren e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Mirela Kumbaro, me rastin e organizimit të konferencës “Turizmi i përbashkët Kosovë – Shqipëri”. (Hotel “Prishtina”)

14:00 – Trajneri i Kombëtares së Kosovës në futboll, Alain Giresse, mban konferencë për medie në kuadër të grumbullimit për katër ndeshjet e muajit qershor në UEFA Nations League. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

14:00 – Komuna e Rahovecit bën homazhe në vendin e rënies së dëshmorëve të kombit në fshatin Brestoc. (Brestoc)

17:30 – Kombëtarja e Kosovës në futboll, zhvillon stërvitjen e dytë në kuadër të grumbullimit për katër ndeshjet e muajit qershor në UEFA Nations League. (Kampi Nacional, Hajvali)

Të ngjashme