Ditë zie në familjen e ministrit Reçica

Prishtinë | 23 Pri 2019 | 17:17 | Nga Ekonomia Online

Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçicës sot i vdiq babai, Feriz Reçica.

Lajmin për vdekjen e babait e bëri të ditur ministri Reçica, i cili u shpreh se Baba Feriz, me urtësi e dashamirësi i udhëzoi përherë për ta dashur atdheun e për të punuar fort e me nder. 

“Të tillë do ta kujtojmë e nderojmë përherë. Ju njoftoj se varrimi bëhet nesër, ora 17:00, në varrezat e fshatit Vranidoll”, shkroi Reçica në facebook.

Lideri i Nisma-s, Fatmir Limaj ngushëlloi familjen Reçica me rastin e vdekjes së Feriz Reçicës.

“Në këto momente pikëllimi për familjen Reçica, bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre. Në emrin tim personal dhe në emër të Nismës Socialdemokrate, ua shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Reçica dhe të gjithë atyre që e kanë njohur”, shkroi Limaj në facebook.

Skender Reçica nga viti 2015 është anëtar i kryesisë dhe Sekretar për Marrëdhënie me Jashtë i Partisë NISMA për Kosovën. Reçica nga shtatori i vitit 2017 është ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme