Ditë zie në Kosovë në nderim të Madeleine Albright

Prishtinë | 25 Mar 2022 | 08:06 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kosova e ka shpallur ditë zie të premten, në nderim të jetës dhe veprës së Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, e cila vdiq të mërkurën.

Presidentja Vjosa Osmani e ka nënshkruar vendimin për shpalljen e zisë shtetërore në tërë territorin e Kosovës.

Madeleine Albright, gruaja e parë sekretare e shtetit të SHBA-së, e cila ndihmoi në drejtimin e politikës së jashtme perëndimore pas Luftës së Ftohtë, u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare.

Familja e saj kanë njoftuar se Albright ka vdekur shkaku i kancerit.

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit vlerësohet si një prej personave që ka shtyrë përpara vendimin që aleanca e NATO-s të ndërhynte në Kosovë, ndërhyrje që çoi në çlirimin e Kosovës.

Ajo kishte thënë se ndërhyrja e NATO-s në Kosovë ishte bërë “në emër të lirisë”.

Të ngjashme