Ditë zie në Kosovë për viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari

Prishtinë | 24 Nën 2021 | 07:45 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në ndërtesën e Kuvendit dhe të Qeverisë mëngjesin e së mërkurës flamujt janë ulur në gjysmë shtizë, raporton Ekonomia Online.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur të mërkurën ditë zie shtetërore për viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Presidentes, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të legjislacionit në fuqi, ka marrë vendim të mërkurën, me 24 nëntor 2021, të shpallet ditë zie shtetërore në shenjë solidarizimi dhe nderimi të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, shumica dërmuese bashkëkombas tanë, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht në aksident trafiku në Bullgari”, thuhet në komunikatën e Presidencës.

Ndryshe, të paktën 45 persona kanë mbetur të vdekur në një aksident tragjik që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Bullgari. 

Lexo më shumë:

Të ngjashme