Ditët e ardhshme me diell

Prishtinë | 20 Gus 2020 | 14:12 | Nga Ekonomia Online

Pas javës me mot me ndryshime, i shoqëruar me diell dhe shi, gjatë ditëve të ardhshme do të ketë mot me diell, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas IHMK-së, në ditët e ardhshme temperaturat do të lëvizin nga 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-31 gradë Celsius.

“Pas këtyre reshjeve të mëdha që goditen rrafshin e Kosovës, situata meteorologjike shkon drejt stabilizimit. Kështu që këto tri ditë të mbetura të kësaj jave do të vijojnë me kushte të mira meteorologjike. Diell i shoqëruar me vranësira të shpërndara dhe erëra të lehta deri mesatare, por pa reshje të asnjë forme. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-31 gradë Celsius. Indeksi UV nga 6-8 (i lartë). Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme