Ditët e Diasporës, bëhen homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

Prekaz | 02 Gus 2019 | 19:41 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të Manifestimi Qendror për Diasporën janë mbajtur homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, raporton Ekonomia Online.

Homazhe kanë bërë përfaqësues të OVL-UCK-së dhe përfaqësues nga Ministria e Diasporës.

Pjesë e homazheve ishte edhe zv. Ministri i Diasporës, Faruk Nura dhe nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku.

Pas homazheve, do të mbahet Manifestimi Qendror për Diasporën në sheshin “Adem Jashari”, në Skenderaj.

Në këtë manifestim pritet të flasin, Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi; Ministri i Diasporës i Shqipërisë, Pandeli Majko; Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, raporton EO.

Ky organizim u mundësua nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike.

Të ngjashme