Ditëve të ardhshme mot me shtrëngata dhe shi

Prishtinë | 14 Qer 2018 | 08:15 | Nga

Temperaturat minimale do të sillen nga 12C deri 14C, e ato maksimale do të zbresin deri në 21C, ditën e premte, e pastaj do të rriten deri në 25C.

14.06 – Paradite mot pjesërisht i vranët. Gjatë ditës kryesisht me vranësira, e pasdite priten shtrëngata të shpërndara me shi.

15.06 – Mot më i freskët, kryesisht me vranësira dhe kohë pas kohe me reshje lokale shiu, që pasdite do të shoqërohen edhe me bubullima.

16.06-17.06 – Të shtunën mot kryesisht me vranësira, e pasdite priten zhvillime të shtrëngatave me shi. Ditën e diel, mot pjesërisht i vranët, e pasdite mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullima.

18.06 – Mot kryesisht me vranësira. Pasdite priten shtrëngata me shi.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 3-10m/s. Shtypja atmosferike, pasi ka zbritur nën vlera normale, gradualisht do të rritet rreth këtyre vlerave

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme