Djali i Ukshin Hotit: Çdo sulm ndaj Saranda Bogujevcit është sulm ndaj meje dhe familjes time

Prishtinë | 20 Nën 2020 | 13:44 | Nga Ekonomia Online

Andin Hoti, djali i Ukshin Hotit ka reaguar pas sulmit ndaj Saranda Bogujevcit.Hoti, ka thënë se sulmi ndaj Bogujevcit është sulm edhe ndaj tij dhe familjes Hoti.

“Saranda Bogujevci është dëshmi e gjallë e së vërtetës për masakrat dhe gjenocidin e ndodhur ndaj popullit shqiptar në Kosovë.Çdo sulm ndaj Saranda Bogujevcit, është sulm ndaj meje, sulm ndaj familjes sime dhe të gjithë atyre që me gjakun e tyre fituan lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, kushdo dhe kudo qofshin ata.

Saranda, të njoh dhe jam me fat që të kam mike, je ndër njerëzit më të mirë që kam njohur në jetë. Jam me ty gjithmonë!”, ka shkruar Andin Hoti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme