Djali nga Obiliqi e rreh nënën, e bën për mjek

Prishtinë | 03 Jan 2021 | 08:50 | Nga Ekonomia Online

Policia në Obiliq ka arrestuar një person i cili ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

Rasti ka ndodhur mesditën e 2 janarit në Obiliq, ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën femër kosovare”, ka bërë të ditur Policia.

Po ashtu, është bërë e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Viktimës  i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme